play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

MAPL i anulon vendimet e Kuvendit Komunal të Prishtinës që u morën pasi VV e humbi shumicën

today05/07/2023

Background
share close

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka shpallur të pavlefshme vendimet për shkarkimin e Kryesuesit Fehmi Kupina dhe atë për rikthimin e anëtarëve të pozitës në bordet e ndërmarrjeve publike, që janë ndërmarrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sipas konstatimit të MAPL-së, këto vendime s’kanë efekt juridik, meqë janë marrë pasi Kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen.

“MAPL konstaton se mbledhja e V-të e kryeqytetit ka përfunduar në atë moment kur Kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen për shkak të rrethanave të krijuara në pamundësi për të vazhduar, andaj vazhdimi i mbledhjes dhe vendimet e miratuara në atë mbledhje nuk krijojnë asnjë efekt juridik”, thuhet në shkresën që MAPL i ka dërguar Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, e të cilën e ka publikuar Shefi i asambleistëve të VV’së, Gëzim Sveçla.

“ Anulohet seanca klandestine e partive në pushtet në Prishtinë. Aksionarët e ndërmarrjeve publike komunale mbetën ata që kanë qenë, të opozitës; Kryesuesi mbetët ai që ka qenë nga fillimi i mandatit; Të gjitha vendimet tjera që janë marrë në atë “seancë” janë të pavlefshme”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Pas largimit të Kupinës dhe opozitës, partitë në pushtet vazhduan mbledhjen dhe shkarkuan Kupinën si dhe shfuqizuan vendimin e mëhershëm për shkarkim të aksionarëve komunalë në bordet e ndërmarrjeve publike.

“Sot, Asambleja e #Kryeqyetit mbajti një seancë shumë të rëndësishme, në të cilën u kthye vullneti i qytetarëve të Kryeqytetit dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të tyre. Kuvendi, me 27 vota, shkarkoi Kryesuesin e deritanishëm, i cili akt ishte i domosdoshëm si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës.

I përgëzoj asambleistët e Kryeqytetit të cilët rikonfirmuan shumicën demokratike qeverisëse, të cilët me votë të lirë anuluan vendimet e seancës së kundërligjshme të 8 qershorit”, shkroi pastaj Rama në Facebook./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%