play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mandl mbështet thirrjen e kongresistit amerikan për pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

today16/03/2022

Background
share close

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka përshëndetur deklaratën e kongresistit amerikan Ritchie Torres, i cili së fundmi u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Mandl duke rishpërndarë deklaratën e Torres në Twitter, ka shkruar se “jemi së bashku në këtë”.

“Është në emër të këtij brezi dhe brezave që do të vijnë, për dinjitet, liri, jetesë të mirëfilltë, paqe, demokraci dhe shtet ligjor”, ka shkruar Mandl.

Ndryshe kongresisti Torres ka thënë se Kosova meriton të ketë një rrugë për të hyrë në BE.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Twitter.

Torres ditë më parë kishte shkruar gjithashtu se Kosova meriton të anëtarësohet edhe në Aleancën Veriatlantike (NATO).

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%