play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

“Man Vs Baby” me Rowan Atkinson vjen para Krishtlindjeve, Netflix publikon trailerin e parë

today12/11/2025

Background
share close

Platforma e njohur Netflix ka publikuar trailerin e parë të Man vs Baby me protagonist, aktorin e njohur britanik Rowan Atkinson.

Seriali komedik me katër pjesë e sjell aktorin e Mr Bean në të njëjtin rol si në mini-serialin e tij Man Vs Bee, i cili u shfaq për herë të parë në ekrane në vitin 2022.

I shkruar dhe krijuar nga Rowan, 70 vjeç, dhe skenaristi Will Davies, seriali i ri — që pritet të publikohet përpara Krishtlindjeve — do të përmbajë katër episode të reja, secila me kohëzgjatje 30 minuta.

Netflix madja ka bërë të ditur datën e publikimit që do të jetë më 11 dhjetor.

Rowan do të luajë rolin e protagonistit, kujdestarit të shkollës Trevor Bingley, i cili, pasi largohet nga puna e tij e mëparshme si rojtar shtëpie, për t’u bërë kujdestar në një shkollë, merr një ofertë për një punë të re në një penthouse luksoze.

Në ditën e fundit të periudhës shkollore, gjithçka shkon keq kur askush nuk vjen të marrë foshnjën që luan Jezusin, dhe Trevor gjendet papritur me një shoqërues të vogël e të papritur.

Përmes trailerit të publikuar në YouTube, ju do të mund të shihni se çfarë ju pret nga kjo mini-seri.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *