Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mali i Zi ka miratuar sanksione ndaj Rusisë, sipas një njoftimi të zëvendëskryeministrit të vendit.
Duke shkruar në Twitter të premten, Dritan Abazoviq tha: “[Qeveria malazeze] ka miratuar masa kufizuese në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
“Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin”.
Mali i Zi është një anëtar i NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE, por më parë ishte shfaqur hezitues për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ky vend ka tërhequr një sasi të konsiderueshme investimesh dhe turizmi nga Rusia, dhe shumë rusë të pasur gjithashtu kanë prona ose mbajnë jahte atje.
Mali i Zi më herët kishte mbyllur hapësirën e tij ajrore për aeroplanët rusë dhe të enjten dëboi katër diplomatë rusë për shkelje të normave diplomatike.
Të hënën, ambasadori amerikan në vend i bëri thirrje qeverisë së saj të zbatojë të gjitha sanksionet e vendosura nga BE./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)