play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Lukashenko konfirmon përfshirjen e Bjellorusisë në operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

today04/10/2022

Background
share close

Bjellorusia është duke marrë pjesë në operacionin special ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kjo është thënë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, përmes një deklarate në një konferencë të mbajtur më 4 tetor për të diskutuar sigurinë ushtarake, ka mësuar BelTA, përcjell Telegrafi.

Agjencia Telegrafike Bjelloruse ose BelTA është agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës së Bjellorusisë.

Aleksandr Lukashenko citohet të ketë thënë “Sa i përket pjesëmarrjes sonë në operacionin special ushtarak në Ukrainë, ne po marrim pjesë në të. Nuk e fshehim. Por ne nuk vrasim njeri. Ne nuk e dërgojmë personelin tonë ushtarak askund. Ne nuk i shkelim angazhimet tona”.

“Pjesëmarrja jonë është e kufizuar në parandalimin e përhapjes së këtij konflikti në territorin e Bjellorusisë. Së dyti, për të parandaluar një goditje ndaj Bjellorusisë nga Polonia, Lituania dhe Letonia nën maskën e një operacioni special ushtarak. Siç e kam thënë, askush nuk do t’i qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë. Kjo është pjesëmarrja jonë”, tha ai.

Aleksandr Lukashenko ka vazhduar duke thënë: “Po, ne ofrojmë ndihmë mjekësore për njerëzit. Ne kemi trajtuar njerëzit nëse është e nevojshme. Po, ne ushqejmë njerëzit. Dhe jo vetëm rusët. Mbi të gjitha, ne ushqejmë ata refugjatë, ata lypës, ata të varfër, që vijnë në Bjellorusi nga Ukraina, 400-500 njerëz në ditë. Si nuk mund t’i ushqejmë apo t’i trajtojmë? Kjo është pjesëmarrja jonë në këtë operacion ushtarak. Nuk do të ketë asnjë lloj tjetër (angazhimi)”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *