play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Listës së zonave të mbrojtura të Kosovës i shtohen edhe 9 vlera të natyrës

today13/04/2022

Background
share close

9 vlera i janë shtuar listës së zonave të mbrojtura të Kosovës, ka njoftuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Sipas njoftimit Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës gjegjësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Lipjanit kanë realizuar studimin e vlerave natyrore të cilat paraprakisht ishin evidentuar në territorin e kësaj komune.

“Pas përgatitjes së elaborateve përkatëse për të gjitha objektet e trashëgimisë natyrore, të njëjtat janë përcjellë për miratim në Kuvendin e komunës së Lipjanit, i cili me datë 04.04.2022 edhe ka marrë 9 Vendime për mbrojtje”, thuhet në njoftim.

Kryesisht janë Monumente te natyrës me karakter hidrologjik, botanik dhe gjeologjik:
1. Burimet e Ujit;
2. Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens);
3. Trungu i Shpardhit (Quercus frainetto);
4. Trungu i Bungëbutës (Quercus pubescens);
5. Trungu i Qarrit (Quercus cerris);
6. Guri të Kroni;
7. Trungu i Rrënjës (Quercus robur);
8. Trungu i Qarrit (Quercus cerris); dhe
9. Trungjet e Shpardhit (Quercus frainetto).
Me marrjen e vendimeve për këto objekte të trashëgimisë natyrore, u shtua regjistri i zonave të mbrojtura të Kosovës që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%