play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Lewandowski humb penallti, Polonia dhe Meksika luajnë pa gola duke i dhënë ‘asist’ Argjentinës

today22/11/2022

Background
share close

Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupën e Botës Katar 2022, duke barazuar 0-0, ku polakët humbën një penallti me Robert Lewandwskin.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Hector Herrera asistoi te Alexis Vega, i cili nga një pozitën e mirë gjuajti jashtë.

Pas dy minutash Jesus Gallardo i Meksikës po ashtu kishte rast të mirë, por as ai nuk e qëlloi portën.

Një Meksikë më e qartë në pjesën e parë, që kishte më shumë nga loja dhe raste për të shënuar gol.

Me të filluar pjesa e dytë, Polonia fitoi penallti, me Roberto Lewandowskin që u rrëzua në zonë.

Ishte pikërisht sulmuesi i madh që mori përgjegjësin për të gjuajtur, por goditja e tij u prit nga Guilleromo Ochoa.

Të dy skuadrat provuan deri në fund që të fitonin, por nuk arritën të gjenin golin.

Arabia Saudite është lider i grupit me tri pikë, ndërsa Polonia dhe Meksika kanë nga një pikë. Argjentina është e fundit pa pikë, por duke e ditur që asnjëra nga rivalët e sotëm nuk mori tri pikë, atëherë gjasat për kalim tutje mbeten të mira. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%