play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

“Lëvizni shpejt” – mesazhi i Trumpit ndërsa Izraeli e Hamasi do t’i nisin bisedimet indirekte

today06/10/2025

Background
share close

Një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump bëri publik në Shtëpinë e Bardhë planin e tij 20-pikësh për paqen në Gazë, bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit pritet të nisin të hënën në Egjipt, raporton “BBC”.

Kryenegociatorët e të dyja palëve do të jenë në resortin Sharm el-Sheikh, përkrah emisari të SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner. Po ashtu do të jetë prezent edhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Në një postim të dielën vonë në rrjetin social “Truth Social”, Trump u bëri thirrje të gjithëve “të lëvizin shpejt”.

Trump po synon që faza e parë e marrëveshjes të finalizohet këtë javë.

“Po u kërkoj të gjithëve të lëvizin shpejt. Koha është thelbësore apo gjakderdhje masive do të pasojë, diçka që nuk do askush të shohë”, tha Trump.

Në një komunikatë të premten, Hamasi u pajtua me një numër të pikave të marrëveshjes, përfshirës edhe lirimin e gjitha pengjeve izraelite, përfshirë 20 që besohet se janë ende gjallë.

Hamasi ka thënë se dëshiron negociata të mëtutjeshme për disa pjesë tjera të planit të Trumpit.

Të shtunën mbrëma kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson që pengjet të lirohen në ditët në vijim dhe tha se Hamasi do t’i dorëzojë armët dhe Gaza do të demilitarizohet.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *