Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Ish-sulmuesi i njohur anglez Wayne Rooney ka shprehur bindjen e tij se Arsenal është shumë pranë fitimit të titullit në Premier League, madje duke lënë pas rivalin kryesor Manchester City.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka krijuar një epërsi prej gjashtë pikësh në krye të tabelës pas fitores ndaj Fulhamit, edhe pse City ka dy ndeshje më pak dhe mund ta ngushtojë diferencën, shkruan Indeksonline
Megjithatë, Rooney beson se “Topçinjtë” do ta menaxhojnë epërsinë deri në fund të sezonit.
“Unë mendoj se Arsenali do ta fitojë kampionatin. E kam menduar këtë edhe pasi City fitoi ndaj tyre,” është shprehur Wayne Rooney.
Ai pranoi se kishte dilema pas disa rezultateve negative të Arsenalit muajin e kaluar, por theksoi reagimin e skuadrës londineze.
“Mendova se ndoshta humbja ndaj Cityt kishte ndikuar psikologjikisht, por fakti që ata qëndruan në garë dhe kanë një kalendar më të favorshëm, më bind se do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.”
Sipas tij, Arsenali pritet të triumfojë në përballjet ndaj West Hamit, Burnleyt dhe Crystal Palace, ndërsa pret që City të lëshojë pikë në rrugëtimin e tij.
“Mund ta shoh Cityn të humbasë pikë në një ose dy ndeshje. Madje, mendoj se Arsenali mund ta fitojë titullin relativisht lehtë, ndoshta me tre deri në pesë pikë diferencë.”
Në fund, Rooney vlerësoi qëndrueshmërinë e Arsenalit gjatë gjithë sezonit dhe theksoi faktorët që mund të bëjnë diferencën.
“Arsenali ka qenë fantastik dhe ka qenë në krye për pjesën më të madhe të sezonit. Me ngarkesën e ndeshjeve që ka City dhe qëndrueshmërinë e Arsenalit, mendoj se ky është viti i tyre.”./Indeksonline
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)