Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në fund të javës do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të diskutuar për “zgjidhjen” lidhur me dinarin.
“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar ai.
Më 4 prill, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, priti kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një rund tjetër diskutimesh për të adresuar implikimet e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme, për komunitetin serb të Kosovës. Ky ishte takimi i katërt për këtë temë në pesë javët e fundit.
Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar më herët se një zgjidhje e përhershme duhet të negociohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)