Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në Prishtinë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare deri më 29 qershor.
Me të arritur në Prishtinë, Lajçak është pritur nga kryeministri Albin Kurti, dhe takimi ka nisur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në agjendën e vizitës së Lajçakut, është bërë e ditur se emisari i BE-së do të takohet edhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Kjo vizitë e Lajçak vie pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor, ku përveç retorikës së kamotshme se BE është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)