Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kryeministri Albin Kurti u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
I shoqëruar nga Besnik Bislimi, Kurti thotë se Lajçakut i theksoi edhe një herë që Asociacioni nuk ka vend në marrëveshjen mes dy shteteve.
Madje, sipas Kurtit, marrëveshja për Asociacionin, e nënshkruar më 2013, as nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka insistim nga faktori ndërkombëtar që Asociacioni i komunave më shumicë serbe, ashtu siç është nënshkruar me datën 19 prill 2013 e më pastaj edhe i elaboruar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit të vitit 2015 të theksohet më shumë, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje që nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra në një mënyrë ajo është marrëveshje e theksuar, është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri Kurti.
Sipas tij, është e nevojshme që të ketë marrëveshje finale me Serbinë, ku njohja reciproke të jetë në qendër të kësaj marrëveshjeje.
“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” shtoi Kurti.
Në anën tjetër, Lajçak thotë se takimi u bë për të konifrmuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara të dialogut Kosovë-Serbi.
“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçaku në Twitter.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)