Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/11/2023
Kryeministri Albin Kurti tha se draftin e Asociacionit mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun.
Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkelë marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim.
Për sulmin në Banjskë ai tha se duhet të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.
“Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët”.
“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne”.
“Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”./EO/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)