Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka kujtuar se si kjo forcë po lufton grupet kriminale dhe po mbron sovranitetin e vendit
“Policia e Kosovës sot shënon 24 vjetorin e themelimit të saj. “24 vite në shërbim dhe në mbrojtje” është motoja e këtij përvjetori, e cila më së miri përfaqëson Policinë tonë. Që nga gjenerata e parë policore kur filloi trajnimin me 6 shtator 1999, Policia jonë shërbeu për të gjithë qytetarët tanë duke mbrojtur jetën dhe pronën e tyre e duke ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.
“Mbi 1100 operacione të realizuara, 100 grupe kriminale të shkatërruara, mbi 2.200 kg substance narkotike të konfiskuara, 16 laboratorë të drogës të shkatërruar, janë suksese që Policinë e Kosovës e kanë renditur ndër institucionet më të besueshme për qytetarët tanë ndërsa Republikën tonë e kanë ngritur në listat e shteteve serioze e të përkushtuara për luftimin e kriminalitetit”, shkroi Kurti.
Të gjithë zyrtarëve policorë që sot janë në krye të detyrës në çdo cep të Republikës së Kosovës, shkruan tutje Kurti, “u uroj 24 vjetorin e themelimit të Policisë”.
“Bashkë ndajmë sfida e suksese, bashkë do të ngrisim e forcojmë edhe më shumë shtetin tonë”, përfundon Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)