play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti pyetet në Zvicër për festën e Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë, kështu përgjigjet

today18/01/2023

Background
share close

Zvicra është shtëpia e klasës sonë punëtore, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën Blick.

Kurti foli edhe për futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi u pyet për festën e tyre kundër Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare. Këto bënë sërish polemika në Kupën e Botës, kur Granit Xhaka veshi një fanellë me mbishkrimin Jashari, emri i komandantit të parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas fitores ndaj Serbisë. A jeni në rregull me deklarata të tilla politike në fushën e futbollit?”, e pyeti Kurtin gazetarja Lea Hartmann.

“Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush nderon identitetin e tij, kjo është në rregull edhe pë mua”, u përgjigj kryeministri i Kosovë.

“Keni një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe të tjerët?”, e pyeti gazetarja më tej.

“Faleminderit që frymëzuat kaq shumë talentë të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë”, ishte përgjigjja e Kurtit./GE/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%