Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/08/2022
Kryeministri Albin Kurti, ju ka bërë thirrje kryetarëve të opozitës, Lumir Abdixhikut (LDK), Memli Krasniqit (PDK) dhe Ramush Haradinajt (AAK), që të takohen për të biseduar për bisdimet me Serbinë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur për Reporteri.net se dje krerëve opozitar u janë dërguar ftesat në formë elektronike.
“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Kujtojmë se ditë më parë Kurti thumboi opozitën duke thënë se i ka marrë malli për ta.
“Është e vërtetë që nuk e kam takuar opozitën prej se kuvendi ka shkuar në pushim veror dhe nuk besoj që duhet të kthehemi nga pushimet që të takohemi. E pashë dje qe pos meje, edhe Gabriel Escobarin e kishte marrë malli për opzoitën edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Escobarin do ta pyes sot se si ka kaluar me opozitën dhe si e kemi opozitën”, tha Kurti ditë më parë gjatë konferencës për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, teksa komentoi takimin e opozitarëve me përfaqësuesin e Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)