Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/08/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar këtë të martë se fushata për konvertimin e targave ilegale në ato RKS, do të nisë nga 1 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor.
Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë para mediave, pas takimit që ka zhvilluar me liderët e opozitës, të cilët i ka ftuar për t’i informuar lidhur me takimin e 18 gushtit në Bruksel.
“Fushata për targat do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e targave”, ka thënë kreu i ekzekutivit.
Sa i përket takimit me liderët opozitarë, Kurti ka thënë se i ka informuar për çdo gjë relevante që ka pasur.
“Është gatishmëri dhe interes i imi që t’i informoj për dialogun edhe partitë të cilat nuk janë në qeveri. Në Kuvendin e Kosovës tash kemi një pauzë dhe kjo është arsyeja që konsideruam që është e një rëndësie të veçantë që ta zhvillojmë këtë takim”, ka deklaruar ai.
“Unë besoj që informacion që është i rëndësishëm nuk ka që është mbajtur prej nesh. Gjithçka që është relevante e kemi ndarë me ta. Nëse kanë pasur informacione tjera relevante që ua kanë dhënë ndërmjetësit, atëherë ata duhet të tregojnë se cilat janë ato informacione”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)