Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/08/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se më 1 shtator do të nisë zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet e identifikimit.
Ai ka thënë se konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se vendimi për pajisje për dokumente për hyrje-dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumentet e lëshuara nga Serbia nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes.
“Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumenteve për hyrje-dalje. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, dokumenti për hyrje-dalje është dokument shtesë që jepet pa pagesë.
Ai ka bërë thirrje që të përcillen njoftimet nga qeveria dhe të verifikohen burimet e lajmeve në mënyrë që të anashkalohet dezinformimi.
“Sot dezinformimi paraqet rrrezik për sigurinë kombëtare. Ju bëj thirrje që të përcillni njoftimet nga qeveria jonë, që të verifikoni burimet e lajmeve”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)