play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kuka kërkon mekanizma të rinj: Financimi i Federatave dhe klubeve sportive të bëhen mbi merita dhe rezultate

today02/10/2024

Background
share close

Driton Kuka ka ardhur me një propozim jashtëzakonisht të mirë për shtetin dhe për Ministrinë e Sportit.

Trajneri më i suksesshëm kosovar ka thënë se Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi dhe të marrin model ndonjë shtet të fuqishëm evropian.

Sipas Kukës shteti duhet të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa shumë të mira dhe nuk po kanë përgjegjësi për rezultate.

Njoftimi i plotë nga Driton Kuka:

Për një ditë të mirë…

Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!

Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!

S’dua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.

Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!

Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike s’mund të arrihen e le ma medalje!

Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!

Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezanton te shteti e nëse nuk e arrin cakun ai s’do kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%