play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kryeministri Kurti iu bën sërish thirrje serbëve: Konvertojini targat nga ilegale në RKS

today27/10/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serb që t’i konvertojnë targat në RKS.

Tani që kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të afatit të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërrimin e targave nga ato ilegale në RKS, shtoi se targat e stërvjetruara duhet që të konvertohen nga serbët.

“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serb që i kanë targat e stërvjetëruara që t’i kthejnë ato në të Republikës së Kosovës”,tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Serbët e veriut të Kosovës kërkuan takim urgjent, në mënyrë që të diskutohet kjo çështje.

Derisa është aluduar në tensione të mundshme në veri gjatë ditëve të ardhshme, Vuçiq sot ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Kështu tha ai pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

Rakiq tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është thënë se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit”.

“Kur themi rezistencë paqësore demokratike të popullit, ne me të vërtetë atë e duam, por nuk e di se në çfarë do të shndërrohet e gjitha dhe si do të zhvillohet situata në terren”.

“As unë nuk e di dhe askush nga ne që jetojmë atje poshtë se në çfarë do të shndërrohet situata nëse dikush me dhunë fillon të na marrë pronën”, shtoi ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%