play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Krejt e thërrasin Rexhon” fillon rrugëtimin ndërkombëtar, merr pjesë në “Bari International Film Festival” në Itali

today28/02/2025

Background
share close

Filmi “Krejt e thërrasin Rexhon”, premiera e të cilit është shfaqur me datë 23 janar në Shkup dhe me 30 janar në Cineplexx në Prishtinë, ka nisur rrugëtimin ndërkombëtar, duke marrë pjesë në një festival në Itali.

Filmi është përzgjedhur që të marrë pjesë në BIF&ST – Bari International Film Festival, që do të mbahet mars 2025 në Bari, Itali.

“Ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinemasë mesdhetare dhe filmi do të shfaqet në seksionin garues “MERIDIANA”, ka njoftuar regjistori i filmit, Ibër Deari.

“REXHA” do të jetë në garë për disa nga çmimet kryesore të festivalit. Ky është një hap i madh për filmin dhe një mundësi e jashtëzakonshme për ta prezantuar atë para një publiku të ri ndërkombëtar.

Filmi po vazhdon të shfaqet në kinemanë “Cineplexx”.

Aktorët që luajnë në film janë Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku, Adem Karaga, Bereda Reshit, Mirsad Abazi dhe Adrian Aziri.

“Të gjithë e thërrasin Rexhon” është një film i realizuar me regji të Ibër Dearit, producent i filmit është Sasho Pavlovski dhe skenari është shkruar nga Ibër Deari dhe Artin Selmani./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%