Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/10/2022
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjatë një hetimi disa mujor në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe me Gjykatën Themelore në Prizren, dje kanë zhvilluar një aksion të koduar me emrin “TOTO”.
Sipas prokurorisë, në këtë aksion janë arrestuar të gjithë të dyshuarit – 13 persona, në mesin e të cilëve është edhe 1 zyrtar policor.
“Para te gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00 monedha të metalta);Para të gatshme – 1,700.00 franga zvicerane; Para të gatshme – 50,000.00 lek; Para të gatshme – 100.00 dollar; Para të gatshme – 1,320.00 dinar serb; Dy (2) armë (një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike); Tridhjetë e nëntë (39) copë municion; Njëzet e nëntë (29) telefona mobil; Një (1) Kompjuter llaptop; Dy (2) USB; Treqind e pësëdhjetë (350) pako cigare pa banderola; Gjashtë (6) vetura”, njofton prokuroria, transmeton Express.
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, “Fajdeja” nga neni 331, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Sulmi” nga neni 184, “Detyrimi” nga neni 328 dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, përfundon njoftimi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)