Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas KQZ-së, kjo periudhë do të zgjasë 12 ditë, nga 6 deri më 17 maj, gjatë së cilës qytetarët me të drejtë vote mund të verifikojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë brenda komunës ku janë të regjistruar.
Votuesit mund ta bëjnë këtë përmes platformës elektronike të KQZ-së ose duke paraqitur kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
KQZ ka sqaruar se ndryshimi i qendrës së votimit mund të bëhet vetëm brenda së njëjtës komunë.
Për të kaluar nga një komunë në tjetrën, qytetarët duhet fillimisht të ndryshojnë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova.
Ndryshimet e realizuara gjatë kësaj periudhe do të pasqyrohen në platformën elektronike të KQZ-së pas përfundimit të afatit, më 17 maj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)