play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

KQZ-ja fton bashkatdhetarët për regjistrim si votues jashtë Kosovës

today23/09/2024

Background
share close

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; të dërgojë fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë apo të dërgojë fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, thuhet se aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%