Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/06/2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jasari do të marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.
Mehaj ka njoftuar se ky takim që është në kuadër të NATO-s do të kryesohet nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, raporton Gazeta Express.
“Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Sot së bashku me Gjeneral Jasharin, udhëtuam në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III”, ka shkruar ai.
Mehaj poashtu ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës është tregues i fuqishëm i partneritetit të SHBA-së me Kosovën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)