Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/05/2023
Seanca e sotme e Kuvendit nisi me vonesë, dhe si rrjedhojë, Kryeparlamentari Glauk Konjufca pati një vërejtje për ministrat e kabinetit qeveritar.
Konjufca tha se ata duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00.
“Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë që duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për në orën 10:00. Për herë të tjera.. sepse nuk është mirë që Parlamenti t’ju presë, dhe deputetët..”, tha Konjufca.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)