Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/11/2025
Franco Foda dhe Albian Hajdari janë paraqitur në konferencën për media të Kosovës para takimit të nesërm me Zvicrën.
Trajneri i “Dardanëve”, ka folur rreth ndeshjes së nesërme duke deklaruar se dëshirojnë ta vazhdojnë performancën e mirë të ndeshjeve të fundit.
“E rëndësishme është të paraqitemi mirë dhe të kemi performancë të mirë. Dëshirojmë ta ngrisim cilësinë. Mund të kemi edhe ndërrime”, deklaroi Foda.
Tutje foli edhe Albian Hajdari, duke deklaruar se zgjedhja që të luajw për Kosovën para Zvicrës ishte e duhura, teksa ka folur edhe për deklaratat e Xhakës ndaj tij dhe Abdullahut.
“Ne kemi vendosë të luajmë për Kosovën. Çka thonë të tjerwt është mendimi i tyre. E respektoj mendimin e tij edhe atë çka ka dhanë në fushë Xhaka. Kjo ndeshje do të dëshiroja të ishte finale për grupin”, shtoi Hajdari.
Foda foli edhe për Zhegrovën.
“E çmojmë Zhegroven, ia dijmë vlerën dhe rëndësinë e tij. Nesër do të shohim se a do te nevojitet Zhegrova në atë ndeshje, sepse e dijmë edhe natyrën e dëmtimit që ka kaluar” shtoi Foda përcjell Club FM Kosovë.
Kosovë – Zvicër, luhet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)