Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/04/2022
Francesco Bonnano është një konduktor i trenave nga Italia i cili u shkarkua nga puna, pasi kishte shpërndarë mijëra dënime. E gjykata konstatoi se ky shkarkim i tij ishte i kundërligjshëm.
Megjithatë ky 61-vjeçar akuzohej se kishte “terrorizuar” pasagjerët”, pasi prej vitesh kishte shpërndarë një numër të madh të dënimeve, transmeton Telegrafi.
E kjo ndodhi derisa ai po ua kontrollonte biletat pasagjerëve që udhëtonin me kompaninë Trenitalia në veri të Italisë.
Trenitalia në vitin 2017 kishte pranuar shumë ankesa nga pasagjerët, se një konduktor i tyre u kishte kushtuar me tiketa deri në 10 mijë euro, e për të cilat në këtë kompani vlerësuan se janë të padrejta.
Bonamo që jeton në afërsi të Venedikut, dënonte pasagjerët pasi nuk kishin bileta apo për shkak se biletat e tyre nuk ishin validë.
Pasi u shkarkua bëri ankesë në gjykatë. E në fund gjyqi mori vendim që shkarkimi ishte i padrejtë, dhe detyroi kompaninë për ta rikthyer në punë burrin që për 38 vite punon si konduktor. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)