Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/02/2025
Kompania mëmë e faqes së rrjeteve sociale të presidentit amerikan, Donald Trump, Truth Social tha se humbi 400.9 milionë dollarë vitin e kaluar dhe të ardhurat e saj vjetore ranë 12% në 3.6 milionë dollarë.
Trump Media & Technology Group raportoi të ardhurat duke fajësuar për humbjet pjesërisht një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave me një partner reklamimi të pazbuluar, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në nëntor, Trump në dhjetor transferoi të gjitha aksionet e tij – me vlerë rreth 4 miliardë dollarë në letër – si një “dhuratë me mirëbesim” për Fondin e Revokueshëm të Donald J. Trump.
Aksionet e Trump arritën në më shumë se gjysmën e aksioneve të kompanisë.
Donald Trump Jr., më i madhi nga pesë fëmijët e presidentit, është i vetmi administrues i besuar dhe ka fuqinë e vetme votuese dhe investuese mbi të gjitha letrat me vlerë në pronësi të trustit.
Ndryshe, Trump krijoi Truth Social pasi u ndalua nga Twitter dhe Facebook pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)