play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Komandanti i KFOR-it thotë se nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi në Kosovë

today31/03/2022

Background
share close

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë

Ai ka thënë se NATO/KFOR-i monitoron në vazhdimësi situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të sigurojë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

 

“Nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi. KFOR-i është i gatshëm të veprojë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë”, ka deklaruar komandanti i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kajari në një intervistë për Telegrafin.

“Situata në përgjithësi është stabile dhe misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të zbatohet në përditshmëri në të gjithë Kosovën, është në mandatin OKB-së për të siguruar,  të ofroj dhe të mbështes një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Kajari.

Ai thotë se prezenca e KFOR-it në Kosovë nuk ka ndryshuar dhe se ky mission vazhdon të operojë në koordinim me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe institucionet e vendit.

 

“KFOR-i ka një qëndrim fleksibil, të dukshëm dhe të shkathët në teren, e cili na lejon të trajtojmë menjëherë çdo zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Prezenca e KFOR-it nuk ka ndryshuar. Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me konceptin e përgjigjes së “parë” dhe të “dytë” respektivisht. Jam në kontakte të rregullta me një numër të gjerë të bashkëbiseduesish, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë”, a deklaruar Kajari. 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *