Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/05/2023
Shtoni këtë përbërës në kafe çdo mëngjes dhe do të humbni kilogramët e tepërt
Kafeja është një aleate e mirë në humbjen e peshës. Ajo mund të përshpejtojë metabolizmin dhe nëse ushtroheni rregullisht dhe hani siç duhet, do të arrini më shpejt perfeksionin. Nutricionistja Lisa Richards rekomandon kafen e thjeshtë, pa qumësht dhe sheqer të shtuar për të shmangur kaloritë e panevojshme.
Ajo këshillon që t’i shtoni pak kanellë kafesë një herë në ditë. Nutricionistja përcaktoi me shembull personal se sa e fuqishme është kafeja në kombinim me kanellën. Përkatësisht, çdo mëngjes ajo i shtonte pijes së saj të preferuar nga një lugë çaji nga kjo erëz.
Brenda një muaji, ajo vuri re një ndryshim të rëndësishëm në peshë. Ajo ka arritur të humbasë gjashtë kilogramë dhe të heqë qafe yndyrën që kishte në bark prej vitesh.
“Është një proces i ngrohjes së trupit dhe mund të na çojë në djegien e më shumë kalorive. Përveç kësaj, kanella është një opsion natyral për stimulimin e termogjenezës dhe sigurisht është një zgjedhje më e mirë se suplementet e ndryshëm që mund të bëjnë të njëjtën gjë“, shpjegon ajo
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)