Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/12/2022
KFOR ka thënë se janë duke e analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e rreth 1 mijë trupave serbe në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, misioni i KFOR-it thotë se kjo kërkesë “aktualisht është duke u analizuar”.
“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
“Kjo rritje ishte e nevojshme, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në demonstrata” thuhet ndër të tjera në njoftim.
Qeveria e Serbisë të enjten vonë e miratoi “kërkesën zyrtare” për t’i kërkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, për të lejuar rikthimin “e qindrave deri në një mijë” forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Mëngjesin e së premtes, pjesëtarë të ushtrisë serbe ia kanë dorëzuar këtë kërkesë KFOR-it në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe numri i barrikadave të vendosura nëpër rrugë tashmë ka arritur në nëntë. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)