Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/10/2022
Këngëtarja amerikane, Jana Kramer, së fundmi ka dhënë disa detaje në lidhje me një marrëdhënie abuzive, në të cilën ishte e përfshirë kur ka qenë më e re.
Teksa theksoi ‘Muajin e Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje’, artistja ndau një foto nga vitet e adoleshencës ku ishte ulur në prehrin e mamasë së saj ndërsa buzëqeshnin para kamerës.
Në foto, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë me një shirit në kokë ngjyrë kafe, kurse e ëma një bluzë të zezë dhe një gjerdan zinxhir argjendi.
“Kjo është një foto shumë e vështirë për mua. Dikush mund ta shikojë këtë dhe të shohë dy fytyra të buzëqeshura. Një vajzë me nënën e saj. Por ajo që ishte nën buzëqeshje është diçka për të cilën unë ende e kam të vështirë ta flas edhe sot e kësaj dite”, filloi ajo në postimin emocional duke mbajtur të fshehtë emrin e abuzuesit të saj të dyshuar.
“Nuk i mbaj mend arsyetimet që u thashë njerëzve kur shkova në shtëpi për t’i shpëtuar abuzuesit tim për prerjet dhe gërvishtjet në shpatullat dhe krahët e mi, apo pse më dhembnin brinjët. Por kur shikoj këtë foto, kjo është gjithçka që shoh”.
38-vjeçarja vazhdoi të pretendonte se pa një “vajzë të thyer, e cila javë më parë ishte fiksuar, ndërsa burri që më kishte dashur më tha se do të më vriste”, vazhdoi ajo.
Kramer, e cila aktualisht është në lidhje me Ian Schinelli, përshkroi se ishte në një gjendje të tmerrshme saqë besonte se do të ndodhte një gjë e tillë.
“Unë jam ende duke u përpjekur të kaloj duke e ditur se kjo nuk ishte marrëdhënia e fundit abuzive…”, pohoi ajo më tej, duke shtuar “Unë flas për të ndihmuar të tjerët dhe shpresoj të ndihmoj të paktën një person që po e lexon këtë”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)