Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/08/2022
Prej sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve të rrymës, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Sipas tij, ky përmirësim i furnizimit me energji elektike do të vijë në bazë të informatave që kanë nga KEK-u, si rezultat i rikthimit nga remonti të njësisë B2 të Termostatit Kosova B.
Buzhala thotë se aplikacioni eKesco është ndër më të suksesshmit për tu informuar qytetarët për reduktimet.
Sa i përket vonesave të rrymës që po ndodhin nganjëherë, ai thotë se shkak është volumi i madh i shkyçjeve të daljeve.
“Bëhet fjalë për volum jashtëzakonisht të madh të shkyçjeve të daljeve dhe është e pamundshme që ato të kryhen për të njëjtën kohë. Mirëpo nëse një shkyçje ndodh në orën 8:20, atëherë konsumatorit i kthehet energjia elektrike në 22:20 apo edhe me herët ndoshta në ndonjë rast”, thekson ai.
Buzhala apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.
Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.
Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.
KosovaPress ka tentuar të marr informacione shtesë nga KEK-u lidhur me njësinë B2 të Termostatit Kosova B, porse nuk kanë kthyer përgjigje./KP/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)