Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today26/03/2025
Në ditëlindjen e saj të 26-të, Kate Cassidy, ndau një sërë fotografish të vjetra me këngëtarin e ndjerë, Liam Payne, me të cilin ishte në lidhje dashurie.
Ajo u shpreh se ishte mirënjohëse edhe për një vit dhe se kishte reflektuar për një periudhë të vështirë të jetës së saj.
Liam dhe Kate ishin në një romancë prej dy vjetësh dhe ishte me artistin e ndjerë në Argjentinë deri dy ditë para vdekjes së tij.
Në ditëlindjen e saj, ajo postoi një mori fotografish, disa prej të cilave ishin edhe me Liam Payne, në momentet e tyre më të bukura.
“Jam mirënjohëse edhe për një vit tjetër, duke reflektuar mbi bukurinë e 25-të – është një kapitull që do të jetë gjithmonë pjesë e imja”, ka shkruar ajo.
Vdekja e Liam Payne në tetor të vitit 2024 tronditi mediet botërore, për shkak të rrethanave se ai humbi jetën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)