play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kanye Westit i hiqet viza australiane për shkak të këngës “Heil Hitler”

today02/07/2025

Background
share close

Reperit amerikan, Kanye West i është hequr së fundmi viza australiane për shkak të fanatizmit të shprehur në këngën e tij të fundit “Heil Hitler”, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke të mërkurën.

Burke ka zbuluar se West udhëton rregullisht në Australi, ku ka lindur gruaja e tij Bianca Censori, raporton AP.

Familja e Censorit jeton në Melbourne.

Kënga “Heil Hitler”, është kritikuar si një homazh antisemitik për diktatorin fashist gjerman Adolf Hitler.

“Ai ka ardhur në Australi për një kohë të gjatë. Ai ka familje këtu. Dhe ka bërë shumë komente fyese të cilat zyrtarët e mi i panë përsëri pasi ai publikoi këngën ‘Heil Hitler’, dhe nuk ka më vizë të vlefshme në Australi”, ka thënë Burke për Korporatën Australiane të Transmetimeve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%