Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/03/2025
Kafenetë, baret dhe restorantet e Montrealit të Kanadasë, me sa duket po heqin produktet amerikane nga menutë e tyre për t’i dërguar një mesazh të guximshëm SHBA-së pasi presidenti Donald Trump vendosi një tarifë 25% për mallrat kanadeze.
Në kafenenë Coco&Bean në West Island, pronari Ashley Murdoch tha se po e bën këtë për të marrë një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara duke e riemërtuar kafenë Americano në “Canadiano”, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne donim që, pa u bërë shumë politikë, të argëtoheshim me idenë dhe të ndërronim emrin për të treguar me të vërtetë se si mbështesim dhe se si po përpiqemi të mbështesim komunitetin tonë”, tha Murdoch.
Bëhet e ditur se ky ndryshim vjen pasi tarifat e Trumpit hynë në fuqi të martën, duke bërë që kryeministri Justin Trudeau të vendosë tarifa hakmarrëse prej 25% ndaj produkteve amerikane.
John Edward Gumbley, president i grupit JEGantic, i cili drejton barin Yoko Luna, ka qenë i hapur për tarifat që kur kërcënimet e Trumpit filluan të bëhen tituj.
Si kundërpërgjigje, ai po heq disa marka amerikane të alkoolit nga objektet e tij, duke përfshirë një verë nga Kalifornia, një markë vodka nga Miami dhe madje edhe uiski të Jack Daniel’s. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)