Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today23/06/2025
Mbyllja nga Irani e Ngushticës së Hormuzit do të ishte e rrezikshme dhe “jo e mirë për askënd”, ka dekalaruar të hënën diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Shqetësimet për hakmarrje dhe përshkallëzim të kësaj lufte janë të mëdha, veçanërisht mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani është diçka që do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe jo e mirë për askënd”, u ka thënë Kallas gazetarëve përpara një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së.
Press TV iranian ka raportuar të dielën se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit duhej të merrte një vendim përfundimtar nëse do ta mbyllte ngushticën, pasi u raportua se parlamenti e ka mbështetur masën.
Rreth 20% e kërkesës globale për naftë dhe gaz rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)