play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Justin Bieber befasoi fansat me albumin e ri “Swag”

today11/07/2025

Background
share close

Këngëtari Justin Bieber i ka befasuar fansat me një album të ri të titulluar “Swag”, i cili përmban 20 këngë me tituj si “Dadz Love”, “Devotion” dhe “Therapy Session”, vetëm pak kohë pasi në rrjete sociale u ngrit shqetësimi për gjendjen e tij mendore pas një përballje me paparacët, ka raportuar BBC.

me një fotograf, e shfaq Bieberin duke thënë “Jam baba. Jam burrë. Nuk po e kuptoni. Nuk po ua kap mendja. Unë qëndroj në biznes”. Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe u shpërnda gjerësisht.

Tani, jo vetëm që ajo përdoret si pjesë e promovimit të albumit, por edhe është pjesë e njërës nga këngët, konkretisht në këngën “Butterflies”.

Albumi, i gjatë pak më shumë se një orë, sjell bashkëpunime me disa reperë të njohur si Sexyy Red, Cash Cobain dhe Gunna. Titulli i tij “Swag” duket se i referohet hitit të Bieberit të vitit 2012, “Boyfriend”, në të cilin ai këndon vragun “swag, swag, swag, on you”.

Fotografitë promovuese të shpërndara nga këngëtari kanadez tregojnë gruan e tij, modelen, Hailey Bieber, dhe djalin e tyre, në disa momente duke u mbajtur lart mbi kokën e Bieberit.

Albumi vjen katër vjet pas projektit të fundit “Justice”, dhe ka ngjallur entuziazëm te fansat dhe artistët. Reperi amerikan Big Sean ishte ndër të parët që reagoi, duke komentuar në postimin Bieberit në Instagram.

“Po!!!”, ka shkruar ai.

Ky rikthim muzikor vjen në një kohë kur fansat janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Bieberit. Kohët e fundit, këngëtari ka postuar disa herë në rrjete sociale për shqetësimet që i ka shkaktuar vëmendja e paparacëve në jetën e tij private.

Edhe martesës së tij me Haileyn i është kushtuar vëmendje, pas një tjetër postimi kontrovers, përmes së cilit ai e uroi gruan e tij që u bë pjesë e kopertinës së prestigjiozes Vogue, duke treguar një zënkë mes tyre.

Në këngën e dytë të albumit, “Daisies”, disa vargje aludojnë në marrëdhënien e çiftit.

“Petalet po bien, a më do apo jo?. Ti the përgjithmonë, zemër, a e kishe seriozisht apo jo?”, thuhet në këngë.

Disa nga titujt e tjerë të këngëve prekin tema fetare, si “Devotion”, “Soulful” dhe “Forgiveness”, në përputhje me besimin e krishterë të Bieberit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *