play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Jimmy Kimmel e largojnë nga ekrani për shkak të komenteve rreth vrasjes së Kirk, Trump e quan “lajm të shkëlqyer” për Amerikën

today18/09/2025

Background
share close

ABC e ka hequr nga transmetimi për një kohë të pacaktuar prezantuesin e famshëm, Jimmy Kimmel-in, pas komenteve që ai bëri lidhur me vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk.

“Jimmy Kimmel Live do të pezullohet për një kohë të pacaktuar” tha një përfaqësues i rrjetit të pronësuar nga Disney në një deklaratë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Këtë javë, Kimmel tha gjatë shfaqjes së tij vrasja e Kirk po përdoret për pikë politike.

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë
Presidenti Donald Trump e ka quajtur këtë një “lajm të shkëlqyer për Amerikën.”

“Shfaqja e Jimmy Kimmel, e sfiduar nga audienca, është ANULUAR. Urime për ABC-në që më në fund kishte guximin të bënte atë që duhej bërë.”, shkroi Trump.

Kimmel gjithashtu kritikoi flamujt që ishin ulur në gjysmështizë për nder të Kirk, dhe ironizoi reagimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj vrasjes.

“Kjo nuk është se si nje i rritur e shpreh dhimbjen për vrasjen e dikujt që e quan mik. Kjo është se si një fëmijë katërvjeçar e vuan humbjen e një peshku të artë,” tha Kimmel, i cili shpesh ka tallur Trump-in.

Në ditën kur Kirk u qëllua, Kimmel postoi në Instagram për të dënuar sulmin.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *