play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Jennifer Lopez nuk ka dashur kurrë të divorcohet nga Ben Affleck

today28/08/2024

Background
share close

Jennifer Lopez po ndjen një përzierje emocionesh pas divorcit të saj nga Ben Affleck.

Sipas revistës People, një burim i brendshëm tregoi se ajo ‘po mundohet të jetë mirë’ pas paraqitjes së kërkesës për divorc më 20 gusht, që shënoi përvjetorin e dytë të ceremonisë së saj të martesës në Georgia.

Burimet shpjeguan se Lopez nuk është nga ato që heqë dorë dhe se ka qenë veçanërisht e vështirë për të.

“Ka qenë tepër e vështirë për të që Ben zgjodhi të heqë dorë nga martesa e tyre dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë atë pas vetëm”, tha një burim.

“Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte të kuptonte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin. Jennifer nuk është tipi që thjesht heqë dorë”.

U tha se ai nuk e përballonte dot jetën e saj në sytë e publikut, ndërsa preferoi të qëndronte larg paparacëve.

“Familja dhe miqtë e saj pajtohen se ishte vendimi i duhur. Ajo është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Ajo do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithmonë ia del”.

Më parë, një burim i tha People se Lopez “u përpoq shumë për t’i bërë gjërat të funksiononin”, por nuk funksionoi.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2003 dhe kishin planifikuar të martoheshin, por e ndërprenë fejesën vitin e ardhshëm.

Romanca e tyre u rikthye në 2021 dhe më pas u martuan një vit më vonë, në 2022, në një ceremoni përrallore në Georgia. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%