Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/07/2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për “Hard Talk” të BBC-së, intervistë në të cilën është shtruar pyetja se “A po i ndez kryeministri i Kosovës, tensionet me Serbinë”, shkruan Gazeta Express.
Në minutat e fundit të intervistës, gazetari i BBC-së ia numëron Kurtit të bëmat e tij si opozitar, gazin lotsjellës në Kuvend, dënimin nga gjykata për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave dhe i thotë se njihet si një politikan impulsiv e nacionalist “kokë nxehtë”.
Kurti i thotë se mund të diskutojnë gjatë për të kaluarën politike dhe opozitarizmin, teksa e pinë nga një gotë verë, derisa shton se sa i përket veriut s’bëhet fjalë vetëm për të si kryeministër dhe se në këtë çështje nuk është i vetëm.
Ai tutje thotë se është kryeministër edhe i serbëve, teksa numëron Rashiqin si ministër në Qeveri dhe tre nënkryetarët e komunve në Veri.
Megjithatë Kurti thotë se brenda minoritetit serb, ka një minoritet të privilegjuar serb që paguhet nga Vucici dhe potencon se përballë tyre s’do do të dorëzohet.
“Unë jam kryeministër edhe i serbëve. Kam një ministër serb. Tri komunat në veri kanë nënkryetar serb. Unë bashkëpunoj me serbët. Por serbët që Vucic i paguan të sabotojnë shtetin e Kosovës, këta janë minoritet i privilegjuar brenda minoritetit serb dhe unë nuk do të dorëzohem përballë tyre”, thotë Kurti në BBC./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)