play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ja cila është arsyeja që kënga ‘Bella Ciao’ është paraqitur në ‘La Casa de Papel’

today08/11/2024

Background
share close

Fansat e serisë së famshme ‘La Casa de Papel’ e dinë se përveç këngës “Jeta ime po shkon’ të Cecilia Krull, një melodi tjetër që dëgjohet shpesh në seri është kënga popullore italiane “Bella Ciao”.

Shikuesit për herë të parë janë takuar me këngën e kënduar nga Profesori dhe Berlini. Përgjatë, një prej narracioneve të Tokios, ajo u jep shikuesve pasqyrën e kuptimit të idesë së serialit.

Jeta e Profesorit sillet rreth një ideje. Rezistencës

“Gjyshi i tij i cili ka luftuar kundër fashistëve në Itali, i mësoi atij këngën – dhe ai na mësoi neve”, thotë personazhi i shfaqjes, Ursula Corberos.

Nëse shikuesit i kushtojnë vëmendje, ata do ta vërejnë se kënga lëshohet përgjatë momenteve të mëdha në shfaqje. Në sezonin 2, kemi dëgjuar se hajdutët gjejnë një rrugëdalje nga Fabrika e parave – dhe përsëri kur Policia zbulon se si u futën në vendin e parë në atë fabrikë.

Por, hajdutët tashmë ishin zhdukur prej kohësh dhe udhëtonin në vendet e tyre të fshehta.

Bazuar në ‘Arts dhe Terror’ nga Vladimir L.Marchenkov, ‘’Bella Ciao’’ – ose ‘ Goodbye Beatiful’, është një këngë popullore italiane që është përdorur si një himn i rezistencës antifashiste dhe u përdor në krejt botën si himn i lirisë. Në librin e Jerry Silverman, Këngët që kanë bërë historinë në botë, Silverman tregon se së pari kënga u këndua nga gratë që punonin në fushat e Italisë Veriore, sa për të kaluar kohën.

Gjatë Luftës së dytë Botërore, teksti ndryshoi për të pasqyruar ‘’partizanët që luftojnë fashistët’’. Është version i fundit i këngës që është përdorur në ‘La Casa de Papel/Money Heist’.

Me krejt mesazhet e fshehura në La Casa de Papel/Money Heist, e të cilat kanë shumë sens, muzika po ashtu dërgon mesazhe të forta.

Simbole tjera në seri, janë veshjet e kuqe që veshin hajdutët. Ngjyra e kuqe simbolizon lirinë dhe liritë e reja përgjatë disa revolucioneve në gjithë botën, bazuar në Google Arts&Culture Center.

Maska e Salvador Dolit ka një tjetër kuptim të thellë, po ashtu. Artisti spanjoll një pjesë të madhe të krijimtarisë e realizoi përgjatë lëvizjes Dada të Cyrihut, që sipas Tates, refuzonte shoqërinë moderne kapitaliste.

Me temën e rezistencës aq të spikatur, ‘’Bella Ciao’’ shpërfaqë një mesazh të qëllimshëm, gjithashtu. Në fakt, sllogani i sezonit 3 ishte ‘’bashkojuni rezistencës”, dhe fjalët e fundit ishin “Pastaj ishte luftë.”/ ObserverKult

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%