Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/06/2025
Izraeli thotë se ka “kontroll të plotë operativ ajror” mbi kryeqytetin iranian, Teheranin, katër ditë pas nisjes së sulmeve ajrore në vend.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se kanë shkatërruar më shumë se 120 lëshues raketash të Iranit gjatë katër ditëve të sulmeve të ndërsjella, për të cilët kanë thënë se janë një e treta e totalit të tyre.
Forcat Ajrore Izraelite kanë shkatërruar më shumë se 20 raketa tokë-tokë të dielën në mbrëmje përpara se ato të lëshoheshin drejt territorit izraelit, ka deklaruar të hënën zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin, raporton CNN.
Defrin ka shtuar se forcat ajrore kanë përdorur rreth 50 avionë luftarakë për të goditur rreth 100 objektiva ushtarake në Isfahan, Iranin qendror.
“Në këto sulme, më shumë se 20 raketa u goditën njëkohësisht, minuta para se ato të lëshoheshin drejt territorit të Shtetit të Izraelit”, ka thënë ajo.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)