Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli kreu operacion ushtarak duke e arsyetuar se qëllimi është të frenohet kërcënimi i Iranit ndaj shtetit të tij
Izraeli ka sulmuar kryeqytetin e Iranit të premten dhe ka thënë se ka shënjestruar zonat bërthamore dhe ushtarake.
Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulmet që po vazhdojnë mbi Iranin.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli kreu operacion ushtarak duke e arsyetuar se qëllimi është të frenohet kërcënimi i Iranit ndaj shtetit të tij.
Ai ka paralajmëruar se sulmi do të vazhdojë deri në “eliminimin” e këtij kërcënimi.
Nga zonat e goditura ishte selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran, duke vrarë komandantin e saj, Hossein Salami, sipas mediave vendase. Raportohet se nga sulmi është vrarë edhe Ali Shamkhani, njeri i afërt i Khameneit dhe ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)