play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ish-kryetari i AKK-së për rritjen e çmimeve: Furnizuesit e tregut mund të jenë marrë vesh në formë të bashkërenduar

today17/05/2022

Background
share close

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka përmendur dy arsye pse sipas tij janë rritur çmimet e produkteve në tregun vendor.

E para arsye sipas tij është se mund të jenë rritur kërkesat por jo edhe furnizimi, ndërsa arsye të dytë ka përmendur furnizuesit e tregut me produkte që mund të jenë marrë vesh në mënyrë të bashkërenduar për t’i rritur çmimet.

“Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura, betoni etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsye, arsyeja e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyeja e dytë është e jashtëligjshme”, ka shkruar Prestreshi në rrjetin social Facebook.

“Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njëjtë siç ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasur parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër. Për të dytën, lojtarët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marr vesh në formë të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve”.

Tutje, ai ka thënë se AKK-ja është organi i vetëm shtetëror që mund ta konstatojë njërën apo tjetrën.

“Nëse varianti i hipotezës së dytë është duke ndodhë, kjo mund të jetë si rezultat i mos funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Sido që është, uroj që nuk ka ndonjë kartel të tillë, sepse me rastin e funksionalizimit të AKK-së, institucioni ligjërisht ka të drejtë të kthehet mbrapa 5 vjet, dhe t’i hetoi pretendimet e ngritura nga të gjithë”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *