play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare

today15/10/2025

Background
share close

Ish-bashkëshorti i këngëtares australiane, Sia, ka kërkuar më shumë se 250 mijë dollarë në muaj si pagesë për mbështetje bashkëshortore, sipas dokumenteve të gjykatës në SHBA, ka raportuar BBC.

Sia, e njohur për hitet “Chandelier” dhe “Titanium”, kishte paraqitur kërkesën për divorc në muajin mars, duke përmendur “mospërputhje të papërmirësueshme” me bashkëshortin e saj, Daniel Bernard.

Në dokumentet e gjykatës, Bernard, ish-mjek, ka thënë se i duhej kjo shumë për të mbajtur “stil jetese luksoz dhe të klasës së lartë” që kishte pasur gjatë martesës me këngëtaren. Ai pretendoi se ishte bërë “financiarisht i varur nga Sia” pasi kishte lënë punën e tij për të drejtuar së bashku me të një biznes të vogël mjekësor që zgjati pak.

Çifti, që u martua në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe ka një djalë 18-muajsh, sipas dokumenteve shpenzonte më shumë se 400 mijë dollarë në muaj për udhëtime me avion privat, pushime luksoze, darka në restorante të shtrenjta dhe staf të përhershëm.

“Nuk kemi pasur kurrë nevojë t’i kontrollonim shpenzimet tona”, ka shkruar Bernard.

47-vjeçari ka thënë se kërkesa e tij për mbështetje të përkohshme ishte “e domosdoshme”, pasi Sia, 49 vjeçe, “ishte mbajtësja kryesore e familjes”.

Bernard ka thënë gjithashtu se për t’u kthyer në profesionin e tij do t’i duhej të përfundonte disa vite trajnime dhe të kalonte një sërë provimesh të vështira për ta rifituar licencën.

Ai ka kërkuar gjithashtu pagesa shtesë për t’i mbuluar kostot ligjore dhe shpenzimet e auditimeve financiare.

Përfaqësuesit e Sias nuk kanë komentuar ende për rastin./KOHA

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *