Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
iPhone-t e ardhshëm të Apple mund të kenë një kamerë të përmirësuar selfie, me aftësi të fokusimit automatik dhe një hapje më të gjerë, sipas një parashikimi nga analisti i mirënjohur Ming-Chi Kuo.
Ndryshe nga dizajni aktual i Apple me fokus fiks, një kamerë e përparme e aktivizuar me fokusim automatik mund ta lejojë iPhone 14 të marrë fotografi më të qarta edhe nëse jeni më afër ose më larg kamerës, transmeton Telegrafi.
Një hapje më e gjerë – Kuo parashikon f/1.9 kundrejt f/2.2 të iPhone 13 – do të shtonte një prekje të turbullimit të sfondit dhe do të lejonte më shumë dritë, duke e bërë atë pak më të mirë për selfie-t e natës ose modalitetin e portretit FaceTime.
Kuo dhe të tjerët kanë parashikuar që Apple do ta heqë qafe pjesën e lartë të zezë në iPhone 14 Pro, në vend të kësaj të zgjedhë një dizajn me vrima.
Ndonëse kjo do të thotë se Apple do të duhet të vendosë kamerën e përmirësuar në një hapësirë më të vogël, kjo nuk është sfidë e paprecedentë – kamera selfie në Galaxy S22 e Samsung ka fokusim automatik dhe jeton brenda një prerje rrethore.
Vlen të përmendet se, derisa Samsung kishte kamerë të përparme me fokus automatik për vite me radhë, kjo nuk është veçori e zakonshme nga prodhuesit e tjerë; kamerat e selfie-ve në Google dhe modeleve më të fundit të OnePlus kanë fokus fiks. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)