play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Instagrami do t’ju tregojë krijuesve nëse postimet e tyre janë bllokuar për t’u rekomanduar te përdoruesit

today08/12/2022

Background
share close

Instagrami tani do t’ju tregojë nëse postimet tuaja janë të rënda për t’u rekomanduar te përdoruesit e tjerë.

Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të shohin nëse postimet e tyre po bllokohen për t’u shfaqur në pjesë të caktuara të aplikacionit, njoftoi kreu i Instagramit, Adam Mosseri, transmeton Telegrafi.

Në menynë ‘settings’, nën llogarinë dhe më pas statusin e llogarisë, llogaritë profesionale tani mund të kontrollojnë për të parë nëse ndonjë nga postimet e tyre ndalohet për t’u rekomanduar për përdoruesit që nuk i ndjekin ato.

Rekomandimet shfaqen në vende sikurse faqja Explore dhe në feedin e llogarisë dhe janë bërë gjithnjë e më qendrore në platformë derisa kompania mëmë e Instagramit, Meta, përpiqet të shtyhet me TikTokun.

Deri në fund të vitit 2023, Meta planifikon të dyfishojë sasinë e përmbajtjes së rekomanduar që përdoruesit shohin në feed-in e tyre.

Për t’u kualifikuar për t’u shfaqur në Explore dhe në vende të tjera, postimet në Instagram duhet të ndjekin udhëzimet dhe rregullat e komunitetit rreth përmbajtjes së rekomanduar: përdoruesit mund të postojnë përmbajtje që paraqet dhunën, si për shembull një zënkë, por mund të bllokohet nga sugjerimi për përdoruesit e tjerë. Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të modifikojnë, fshijnë ose apelojnë vendimin e Instagramit për postimet e raportuara si të papërshtatshme për rekomandime. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *