play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Instagram sjell një përditësim të ri për Reels – tani mund t’i shikoni më shpejt

today31/03/2025

Background
share close

Rrjeti social Instagram ka përgatitur një përditësim të ri për Reels, i cili do t’u mundësojë përdoruesve t’i shikojnë videot më shpejt.

Tani, aplikacioni lejon që Reels të shihen me shpejtësi të dyfishtë (2x) duke mbajtur shtypur skajin e djathtë ose të majtë të ekranit. Për të rikthyer shpejtësinë normale, mjafton të hiqni gishtin nga ekrani.

Disa përdorues kanë pasur këtë funksion për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët e kanë pasur dhe më pas e kanë humbur, pasi Instagram ishte në fazë testimi. Megjithatë, një përfaqësues i kompanisë ka konfirmuar se funksioni po shpërndahet gradualisht për të gjithë.

Kjo risi vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta nga përdoruesit, pasi formati i videove në Instagram nuk është më i kufizuar në 15 sekonda si më parë.

Sot, Reels mund të zgjasin deri në 3 minuta, dhe ka raportime se Instagram mund të lejojë publikimin e Reels deri në 10 minuta.

Instagram dhe TikTok shpesh “kopjojnë” funksionet e njëri-tjetrit. TikTok tashmë lejon ngarkimin e videove deri në 10 minuta dhe ofron prej kohësh opsionin e përshpejtimit të videove, gjë që është edhe më e nevojshme për përdoruesit e tij, pasi ata mund të publikojnë video deri në 1 orë. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *